Qyteti i Nju Jorkut nxjerr ligjin për kërcimin nëpër bare

E vështirë të besohet, por të kërceje në një bar në qytetin e Nju Jorkut, mund të të çonte në pranga…por kjo deri më 31 tetor, kur qyteti hodhi poshtë një ligj të epokës së proibicionit.

Shumëkush mund ta lidhë qytetin e Nju Jorkut me ide si qyteti që nuk fle kurrë, apo kryeqyteti i jetës së natës në botë, por në fakt, qyteti po lejon vallëzimin në bare për të parën herë që nga viti 1926.

Ligji “kabaret”, siç njihet, ka mbijetuar për thuajse një shekull, duke e bërë të jashtëligjshme vallëzimin social nga tre apo më shumë persona në një ambient publik. Ligji ishte kritikuar nga Billi Hollidej, Rei Charls apo Sinatra.

Sidoqoftë, Nju Jorku nuk mund të ndalonte klube si studio 54 apo “Koton klab” dhe shumë diskoteka u hapën sipas këtij stili, ndaj mund të thuhet se ligji ishte një goditje e padrejtë për ambientet më të vogla. Tani, kërcënimi kryesor për klubet është rikonstruktimi apo qiratë e papërballueshme në Manhatan, por, baristët nuk do të duhet më të mbyllin dritat apo muzikën për të ndaluar kërcimet.

SHKARKO APP