Qyteti i rrënuar 2000 vjeçar, me planimetri për t’u pasur zili sot

 

qyteti antik qyteti qyteti3Rrënojat e qytetit Timgad gjenden sot në Algjeri, pranë qytezës Batna. U ndërtua 2000 vite më parë nga Perandori Romak, Trajan, me një planimetri të rregullt që shumë qytete nuk e kanë as sot.

Qyteza u themelua fillimisht me veteranë romakë, si një koloni ushtarake kundër Berberëve. Qyteti ka rrugë kryesore e të ndara me shumë saktësi, ku bien në sy banesat me përmasa të barabarta, për të gjitha nivelet ekonomike të banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti shijoi ekzistencë paqësore deri në shekullin e tretë, duke u dhënë romakëve kontroll në një prej kalimeve kryesore të zonës për në Sahara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shekullit të tretë u kthye në qendër të krishterë, deri sa u shkatërrua nga vandalët dhe berbërt në shekullin e pestë. Sado që pati përpjekje nga bizantinët për ta rimëkëmbur, qyteti ra përsëri para ushtrive arabe në shekullin e shtatë.

Që atëherë është harruar deri në vitin 1881, kur u nxor nga rëra që e kishte mbuluar. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?