“Qyteti ku u firmos koalicioni PS-LSI”, Basha: Shkodra u kthye në mallkim për Ramën e Metën
“S’mund ta ketë kurrë bekimin e Shkodrës, vesi, as gënjeshtra, as mashtrimi. Shkodra u kthye në mallkim për koalicionin e mashtrimeve e kriminelëve. Ja ku vijnë pas 4 vitesh si klounë cirku, si palaço estradash, bëjnë opozitën e njeri-tjetrit bëjnë sikur nuk kanë qeverisur. Njëri flet për krim e drogë, tjetri për tepsi, a thua nuk ishin këta që na qeverisën për 4 vite, që nuk sollën qindra e mijëra të zeza për Shkodrën. Askush nuk e harron, ju të gjithë e dini, Shkodra e mban mend. Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, legalizime falas, shtet ligjor dhe rend. Nuk i mbajti këto premtime, e mbushi Shqipërinë me drogë, i rri taksat, qindra mijëra shqiptarë dolën nga puna. Nuk e harron Shkodra diskriminimin krahinor, 4 vite urrejtje të derdhur nga Edi Rama mbi Shkodrën. Nuk e harron Shkodra dhe shkodranët, harresën që iu bëri njeriu që iu premtoi subvencione dhe iu ktheu shpinën. Edi Rama dhe Ilir Meta po flasin si kryetarë të opozitën në këto 4 ditët e fundit, por ishin bashkëkryetar të qeverisjes së mashtrimeve”, tha Basha.
Ai akuzoi kreun e qeverisë se mbushi xhepat e oligarkëve nga xhepat e shqiptarëve.
“Tash pas 4 vjetësh, pas 4 javësh cirk e estradë doli me premtime të tjera. Njeriu që premtoi shëndetësi fals dhe mbushi xhepat e 5 oligarkëve me 550 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.