Qyteti me banorët mbi 100-vjeç, zbulohet receta me tre ushqimet…

Shkenca rendet në kërkim të recetës së jetëgjatësisë, por formula ”magjike”ndodhet në Acciaroli. Ky qytet në jug të Italisë ka një popullsi prej rreth 2.000 banorësh dhe rreth 300 prej tyre kanë arritur të jetojnë mbi 100-vjeç.

Pas shumë vitesh, studiuesëve u është dhënë leja për të hetuar në këtë qytet. Kardiologu Alan Maisel si dhe kolegët e tij kanë ndërmarë nismën për të studiuar këta njerëz dhe për të kuptuar se çfarë i bën ata të ndryshëm për pjesën tjetër të popullsisë. Ata duan të kuptojnë nëse kjo është për shkak të ushqimit, është dicka gjenetike, apo kombinimi i të dyjave.

Pavarësisht klimës malore dhe ajrit të pastër, Maisel ka vënë re se banorët nuk janë pikërisht tipa sportiv dhe preferues të vrapit. Ai shprehet i habitur se nuk i ka parë duke bërë ecje mëngjesi, duke notuar në oqean apo duke bërë palestër. Ai shton faktin se shumë prej tyre janë duhanpirës dhe mbipeshë. Maisel mendon se sekreti qëndron te një dietë e mire dhe në gjenet që ata kanë.

Popullsia qëndron në një dietë lokale mesdhetare e cila është e rëndë pasi përfshin peshkun, vajin e ullirit dhe rozmarinën. Ata e përdorin këtë të fundit në çdo gjë që gatuajnë. Rozmarina kanë përbërje kalcium, hekur dhe vitaminë B si dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së tumorit. Një tjetër përbërësi rëndësishëm ishte edhe sardelja. Këtë ushqim ata e konsumojnë në çdo vakt.

SHKARKO APP