Rafineria e naftës fillon punën, Ahmetaj në Ballsh: Premtim i mbajtur

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka vizituar sot rafinerinë e naftës në Ballsh, me rastin e riaktivizimit të saj dhe rifillimit të punës për 1200 punëtorët e saj. Të pranishëm ishin edhe zv.kryeministri Niko Peleshi dhe përfaqësuesit e grupit investitor amerikan. “Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një premtim i mbajtur i qeverisë”, e ka cilësuar ministri i Financave rifillimin e punës në rafineri.

Mw tej ai tha se: “Çdokush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës, sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar dhe që përfunduat gati gati në skllevër të papunë për disa vite. Hapja e rafinerisë ka në vetvete disa lajme të mira, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për familjet tuaja dhe investitorët, të cilët dëshiroj t’i falënderoj që bënë të mundur rihapjen e rafinerisë dhe kthimin në punë të 1200 punëtorëve”, tha ministri.

SHKARKO APP