Raiffeisen Bank do te trajnoje punonjesit civile per sherbimin ndaj klientit ne Policine e Shtetit
Raiffeisen Bank ka perkrahur iniciativen e Policise se Shtetit per te trajnuar te rinj te perzgjedhur nga konkursi per punesim ne zyrat e sherbimit te qytetareve dhe operatoreve 129. Kjo iniciative e Policise se Shtetit u prezantua diten e sotme nga Ministri i Brendshem Z. Saimir Tahiri, i cili e quajti ate te domosdoshme per krijimin e nje bashkepunimi sa me te mire te Policise se Shtetit me qytetaret dhe mundesi shume te mire per luften ndaj krimit. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris.
“Jam shume i lumtur qe Bankes Raiffeisen iu kerkua te zhvilloje kete trajnim per dy arsye: se pari, ne e konsiderojme shume te rendesishem sherbimin ndaj klientit, kemi investuar qindra ore trajnimi dhe jam shumei i kenaqur qe sot ne kemi krijuar nje standard ne te gjithe vendin. Se dyti, me erdhi shume mire qe Z. Minister e konsideron trajnimin e stafit nje prioritet ne kuadrin e te gjitha ndryshimeve ne policine Shqiptare dhe na zgjodhi ne per ta bere kete”, tha Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris ne fjalen e tij gjate ceremonise.
“Deshiroj t’ju siguroj qe ne do te vazhdojme te jemi prane institucioneve per te ndihmuar ne permiresimin e tyre sepse mendojme qe eshte shume e rendesishme qe te kemi standarde ne punen me qytetaret”, perfundoi Z. Canacaris.
Ndersa Ministri i Brendshem, Z. Saimir Tahiri nder te tjera tha: “Zyrat në Tiranë dhe në të gjitha rajonet dhe komisariatet në të gjithë Shqipërinë janë të nevojshme sepse lufta ndaj kriminalitetit kërkon bashkëpunimin e qeverisë me qytetarin. Policia sot jep edhe shumë shërbime të cilat janë administrative. Ne po marim nisma ku qytetari trajtohet si klient dhe polici i shtetit si ai që i ofron shërbimin. Kete nisme te munguar për 20 vjet ne tashmë po e mundësojmë.’
Drejtori I Drejtorise se Policise se Tiranes, Z.Ardian Çipa gjithashtu i pranishem ne ceremoni tha gjate fjales se tij se punonjësit e rinj që do të shpallen fitues do të shpërbejnë në këto zyra ku do të kenë ne fokus shërbimin ndaj qytetarëve. Qëllimi i këtij shërbimi është kthimi i besimit të qytetarëve tek forcat e policisë nëpërmjet komunikimit. Keta te rinj do te sherbejne ne keto struktura per te rritur standardin dhe imazhin e Policise, per te plotesuar kerkesat e qytetareve.