Raiffeisen Bank: Ekonomia shqiptare drejt ritmeve më të shpejta të rritjes
"Nen rajonet e Evropes Qendrore dhe Lindore (EQL) vazhdojne te tregojne nje zhvillim mjaft te dallueshem per vitin 2015. Ndersa Evropa Qendrore ka te ngjare te rritet me 3 per qind mesatarisht, rajoni i EQL qendron prapa me parashikimin e rritjes se PBB prej 1,9 per qind. Kjo eshte kryesisht per shkak te stanjacionit ne Kroaci dhe Serbi qe zbeh rritjen 3,0 per qind ne Rumani. Te tre vendet e rajonit te Evropes Lindore, domethene Bjellorusi, Rusi dhe Ukraine, jane perballur me recesion, "thote Peter Brezinschek, Analist Ekspert i Raiffeisen Research ne Raiffeisen Bank International AG (RBI)ne publikimin e fundit te tij te" Strategjia e Europes Qendrore dhe Lindore " per tremujorin e dyte te 2015.
Perveçrritjes te brendshme shume te forte (konsumit privat dhe investimet), lidhjet e ngushta ekonomike me Gjermanine jane gjithashtu nje arsye per performancen e qendrueshme te rajonit te Evropes Qendrore. Konkurrueshmeria e larte nga vendet e Evropes Qendrore gjithashtu lehteson balancat e fuqishme te llogarive, qe nenkupton sevendet nuk jane te varura nga kapitali i huaj. Ne te vertete, flukset e kapitalit kane forcuar monedhat e ketyre vendeve qe nga fillimi i vitit. Ne tremujoret e kaluara, mungesa e inflacionit dhe zgjerimi i politikes monetare te BQE-se ka hapur liri veprimi per disa banka qendrore ne QE per te ulur normat e interesit. Per shembull, Polonia ka arritur nje ulje te re ne normat ne 1,5 per qind; norma baze ne Rumani pritet te kaloje ne 2 per qind dhe afro 1,5 per qind ne Hungari. Me kete, ciklit te shkurtimit te normes duhet ti vije fundi, dhe si pasoje monedhat ne keto vende mund te pranojne shkurtimisht disa nga fitimet e tyre te para te tremujorit kundrejt euros.
Shqiperia: Ekonomia drejt ritmeve me te shpejta te rritjes
Ne2015 rritja e PBB se ekonomise shqiptare, pritet te shpejtohet ne rreth 3% ne baze te nje gjallerimi te moderuar te kerkeses se brendshme, rritjes se Investimeve te Huaja Direkte dhe lehtesimit i politikes monetare. Sektori i energjise i cili ka qene nje sektor kyç drejtues ne vitet e fundit, pritet te ngadalesohet duke qene se nxjerrja dhe prodhimi i naftes u ndikuan negativisht nga renia e çmimit te naftes ne tregjet nderkombetare.
Niveli i inflacionit pritet te jete afer nivelit 2 – 4% te kufirit te synuar duke qene se gjallerimi i moderuar i kerkeses se brendshme duhet te neutralizohet pjeserisht nga çmimet e ulura te importit. Prandaj pritet qe Banka e Shqiperise te ruaje nje politike ekspansioniste monetare per 2015 gjithashtu. Norma baze e interesit eshte aktualisht ne nje nivel te ulet historik prej 2.0%.
* * * *
Raiffeisen Bank, pjese e rrjtit Raiffeisen Bank International AG është nje nga bankat më te madhe në vend me rrjetin më të madh të degëve, të bankomateve dhe të POS-eve (point of sales).
Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë10 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj në treg, duke e sjelle sherbimin bankar ne Shqiperi ne nje nivel qe krahasohet me standardet Evropiane te shekullit te XXI-te. Raiffeisen Bank i shërben tashmë mbi 700,000 klientëve në Shqiperi .