Raiffeisen Bank financon sallat e pritjes ne komisariatet e policise se Tiranes

 

Drejtori i pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z.Christian Canacaris se bashku me Ministrin e Brendshem Z. Saimir Tahiri kane inaguruar sot sallen e pritjes me qytetaret ne ambjentet e Komisariatit te Policise Nr. 1 ne Tirane. Keto ambjente te rehabilituara do te ofrojne tashme kushte moderne dhe me standarde te larta per qytetaret e Tiranes.

Ky inaugurim mbyll edhe projektin per rehabilitimin e sallave te pritjes me qytetaret ne Komisariatet e Policise Nr1, 3, 4 dhe 5 ne Tirane te realizuara keto me financimin e Raiffeisen Bank.

“Raiffeisen Bank eshte gjithmone e anagazhuar ne ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer per klientet e saj dhe per kete arsye e perkrahu kete iniciative te Ministrise se Brendshme. Ne jemi shume krenare tek shohim qe sot qytetareve iu sherbehet ne ambjente moderne. Ne besojme qe kontributi i Raiffeisen Bank do ti sherbeje permiresimit te sherbimit te Policise ndaj qytetareve dhe rendit publik ne teresi”, tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen ne fjalen e ti perpara mediave.

Ndersa Ministri Brendshem, Saimir Tahiri nder te tjera tha: “Ky eshte nje shembull mjaft i mire i bashkepunimit me partneritetin privat, I cili jep fryte te shpejta dhe ne kohe per ta bere jeten e qytetareve shume me te mire dhe sherbimet shume me cilesore”.

 

 

SHKARKO APP