Raiffeisen Bank inaguron ambjentet e reja në degën e saj në qytetin e Shkodrës

Raiffeisen Bank inaguroi dje ambjentet e reja të degës së saj në qytetin e Shkodrës.  Raiffeisen Bank e konsideron sherbimin ndaj klienteve të saj mjaft të rëndësishëm, dhe përmiresimi i kushteve të shërbimit është në prioritetet e saj. Tashmë bizneset dhe klientët individë në qytetin e Shkodrës, krahas një shërbimi cilësor nga stafi i kualifikuar i degës, do të mirëpriten në degën e re me kushte dhe standarte të larta.

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, Christian Canacaris, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, John Mcnaughton, Anëtar Bordi për Retail në Raiffeisen Bank Shqipëri,  klientë të bankës, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve të qytetit të Shkodrës, etj.  

“Shkodra është një qytet veçanërisht i rëndësishëm për Bankën tonë dhe marrëdhëniet me klientët dhe bizneset janë vendimtare për aktivitetin tonë në këtë qytet.  Prandaj, për të qenë më afër jush dhe për të përmbushur nevojat tuaja të biznesit, ne kemi investuar për të rinovuar degën dhe për të ofruar hapësirë më të madhe me standarde më të mira në mënyrë që klientët të ndihen të mirëpritur”, tha në fjalën e tij  Canacaris.  

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Ademi falenderoi Raiffeisen Bank për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë në qytetin e Shkodrës. “Keto ambjente të rinovuara janë një vlerë e shtuar jo vetëm për Raiffeisen Bank, por edhe për qytetin tone”, tha ndër të  tjera Kryetarja e Bashkisë në fjalën e saj.

SHKARKO APP