Raiffeisen Bank kalon qartë testin e stresit të Bankës Qendrore Europiane
kompanitë e specializuara të sektorit dhe UNIQA, ka kaluar në mënyrë të qartë testin e stresit të Bankës Qendrore Europiane (ECB). RZB në mënyrë të konsiderueshme tejkalon normat e kërkuara të kapitalit në skenarin baze dhe atë të rënduar të provës së stresit. Në skenarin bazë, RZB arrin një normë të kapitalit rregullator, duke përfshire rregullimet e AQR, prej 9,48 për qind (kërkesa: 8.0 për qind). Në skenarin e renduar, raporti CET 1 i RZB, përfshirë rregullimet e AQR, është 7.77 për qind (kërkesa: 5.5 për qind).
Rishikimi i Cilësisë se Aseteve nga Banka Qendrore Evropiane, i cili parapriu provën e stresit, solli rregullim të normës se kapitalit rregullator të përdorur nga Banka Qendrore Europiane në provën e saj të stresit për RZB, në vlerën prej 0.65 pikë përqindjeje. Këto përshtatje janë kryesisht për shkak të faktit se Banka Qendrore Evropiane përdor një qasje të ndryshme nga RZB për provigjionet e kredive në baze portofoli. Për më tepër, AQR nuk merr në konsiderate provigjionet e kredive që janë krijuar në vitin aktual financiar. “Rezultatet e provëes të stresit konfirmojnë fuqinë e modelit të biznesit të RZB, duke qënë se për tregun në të cilin operojmë, në Europën Qendrore dhe Lindore, u aplikuan prova stresi shumë të ashpra në krahasim me rajonet e tjera Europiane”,-tha Ëalter Rothensteiner, Drejtor i Përgjithshëm i RZB. “Në jemi njësoj të kënaqur që rezultatet e AQR theksojnë vlerën esenciale të bilancit tonë”. Gjatë rrjedhës së publikimit, BQE ka publikuar edhe raporte hipotetike në zbatimin e plotë të rregulloreve të Basel III bazuar në shifrat e bilancit të datës 31.12.2013. Këto rregullore do të hyjnë plotësisht në fuqi në 2023. Kanë qenë dy faktorë që nuk janë marrë parasysh në të gjitha rezultatet e BQE-së: Nga njëra anë, rritja e kapitalit të RBI-së në Janar të 2014 dhe në anën tjetër, nën-konsolidimi i Grupit të RBI për qëllime rregullatore. Duke supozuar minimumin e kërkuar nga Banka Qendrore Europiane prej 8.0 për qind, siç është përcaktuar për testin provën e stresit, faktorët e lartpërmendur do të rrisin normën e kapitalit rregullator të RZB në 2016 me 3.40 pikë përqindjeje në 8.97 për qind në skenarin bazë, dhe me 4.03 pikë përqindjeje në 7.90 për qind në skenarin e rënduar. Informacione të hollësishme për rezultatet e testit të stresit të RZB mund ti gjeni në faqen e internetit të BQE-së.
Raiffeisen Zentralbank Österreich (RZB) është institucioni qendror i Grupit Bankar Raiffeisen të Austrisë (RBG), grupi më i madh bankar në vend, duke përfshirë Raiffeisen Bank International (RBI). Ai gjithashtu vepron si drejtues për të gjithë grupin RZB dhe, duke krijuar sinergji dhe zgjidhje të përbashketa, si një qendër mes RBG dhe RBI. Nëpërmjet bankave të filialit të listuara Raiffeisen Bank International, RZB mbulon një nga rrjetet më të mëdha bankare në Europën Qendrore dhe Lindore. 15 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga ofruesit e tjerë të shërbimeve të shumta financiare, si ato në fushat e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimeve dhe blerjeve. Më shume se 59.000 punonjës të Grupit RZB ju shërbejnë rreth 14.5 milionë klientëve nëpërmjet 3,000 njësive të biznesit.