Raiffeisen Bank sponsorizon projektin e rehabilitimit të Reanimacionit të Kardiologjisë në QSUT
Raiffeisen Bank mbështeti Qendrën Spitalore Universitare në projektin e saj të rëndësishëm të rehabilitimit të reanimacionit të sëmundjeve të zemrës.
Ky projekt synon t’u japë përkujdesje cilësore pacientëve të reanimacionit të kardiologjisë në QSUT. Raiffeisen Bank, si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, e sheh këtë projekt si permbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj për përgjegjësinë sociale. Në ceremoninë e inagurimit morrën pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Drejtori i QSUT, Enkeljed Joti,. John McNaughton, Antar Bordi për Retail në Raiffeisen Bank, Elona Koçi, Anëtare Bordi për Korporatat dhe SE në Raiffeisen Bank.
“Raiffeisen Bank e mbeshteti Qendrën Spitalore Universitare në këtë projekt të rëndësishëm, pasi dy institucionet tona ndajnë të njëjtat vlera; shërbimi i shkëlqyer ndaj qytetarëve është përparësia jonë. Përveç kësaj, shërbimi ndaj komunitetit është pjesë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës dhe ne jemi gjithmonë të angazhuar në mbështetjen e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit”,- tha në fjalën e tij McNaughton.