Raiffeisen Leasing feston 10-vjetorin e aktivitetit në Shqipëri
Raiffeisen Leasing festoi mbrëmjen e djeshme 10-vjetorin e saj në Shqipëri. Me këtë rast u organizua një mbrëmje gala me pjesëmarrjen e klientëve dhe partnereve të saj, përfaqësues të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrës të ndryshëm, etj.
Drejtoresha e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing në Shqipëri, Znj. Ida Shehu në fjalën përshëndetëse për të pranishmit nder të tjera tha: “Në këto 10 vite të aktivitetit të saj në Shqipëri kompania Raiffeisen Leasing ka synuar që “Leasing” të jetë pjesë e kulturës së të bërit biznes, duke qenë gjithmonë pranë bizneseve shqiptare me shërbime cilësore, fleksibël dhe duke iu përshtatur nevojave të tyre”, tha gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Znj.Ida Shehu, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing në Shqipëri.
Ndërsa Z. Dieter Scheidl, Kryetari i Bordit Drejtues të Raiffeisen Leasing në Shqipëri tha: “Raiffeisen Leasing në Shqipëri është pioniere e tregut të leasing vend. Pozicioni i saj i konsoliduar lider në këtë treg prej 10 vitesh është treguesi më i mirë i kontributit që ajo ka dhënë për biznesin shqiptar dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare”.
Raiffeisen Leasing Albania është Lider në tregun e leasing-ut në Shqipëri duke zotëruar mbi 60% të këtij tregu. Ajo ofron një paketë të plotë të produkteve leasing, duke kënaqur plotësisht nevojat e klientëve dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare nëpërmjet financimit të teknologjisë së re dhe bashkëkohore, makinerive dhe pajisjeve.
Në këto 10 vite Raiffeisen Leasing, ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme të bazuar në besimin e ndërsjellët me klientët e saj, përqendruar kryesisht në segmentin e korporatave, sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme si dhe individëve private.