Raiola i bën thirrje Messit: Largohu nga Barcelona!

Agjenti i njohur Mino Raiola i ka bërë thirrje Lionel Messit të largohet nga Barcelona. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, superagjenti i kërkon 5 herë fituesit të “Topit të Artë” të gjejë madhështinë e tij diku tjetër.

“Lëreni Barcelonën për të vërtetuar madhështinë tuaj. Një lojtar si Messi duhet të provojë diçka të re me një klub tjetër dhe të provojë se sa i madh është ai. Barcelona duhet të rindërtohet përsëri”, ka deklaruar Raiola.

Kujtojmë që disa javë më parë Barcelona ka marrë një goditje të madhe pasi Neymar u largua drejt PSG-së duke paguar klauzolën e lirimit me vlerë 222 milionë euro.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP