Ralf Gjoni: Shkatërrimi i LSI në ADN-në e Ramës
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Ralf Gjoni thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se Edi Rama e ka në ADN dëshirën e shkatërrimit të LSI-së.
Gjoni: Edi Rama ka një dashuri të vjetër me këtë idenë e shkatërrimit të LSI-së, që prej 2007-2008. Le të kthehemi pak në gjenezë ku fle djalli. Në 2008, Kodi Elektoral famëkeq, ndryshimet kushtetuese. Rama e ka në ADN dëshirën për të dobësuar LSI-në dhe normal edhe Partia Socialiste. Normal, destinacioni i LSI-së është drejt forcës qeverisëse.
Gjoni tha se dy partitë e mëdha tremben nga rritja e vazhdueshme e LSI-së.
Gjoni: Ne jemi mësuar të rritemi dhe jo të mbijetojmë. Statistikisht, LSI-ja është e vetmja parti që rriten që prej krijimit të saj. Dhe e vetmja Parti që ka arritur të ruaj votat e zgjedhjeve lokale në zgjedhjet pasardhëse të përgjithshme.
Është e shëmtuar çfarë po ndodh. Duket qartë që të dyja partitë paskan pasur një pakt që të futen në krevat me njëra-tjetrën dhe t’i bien LSI-së. E para, janë në panik. E dyta, tremben nga rritja e LSI-së, e cila do t’i habisë ata në fund.
Ne synojmë dyfishimin e rezultatit minimumi. Unë jam i 11-ti në listën e Tiranës dhe nuk ndjej asnjë lloj kompleksi që të futem në Parlament. Mos të habitemi nëse LSI-ja do të ketë rezultat surprizë.
Si Rama dhe Basha e filluan në mënyrë paralele sulmin e koordinuar kundër LSI-së, tregojnë se kanë frikë nga LSI-ja. Nëse është i dobët pse duhet t’i bien.