Rama: Ballkani Perëndimor s’kërkon ndere apo lëmoshë, po bën detyrat
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjaliën hapëse në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”.
Rama u shpreh se qëndrimi i udhëheqësve të rajonit është i qartë: nuk po shkojnë në tryezën e BE-së për ndere apo përfitime të pamerituara.
“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për t’u shpëblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë, por po provojmë se jemi gati, po japim rezultate.
Evropa bëhet më e fortë me Ballakanin Perëndimor. Nëse rajoni yjnë është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurinë e tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truppojat e Evropës dhe më pas do të Europa ndihet më e qetë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

