Rama: Bankers do dëmshpërblejë 100%. Një orë e më parë të sjellë planin për rehabilitimin e zonës

 

Kryeministri Edi Rama deklaron se Bankers do dëmshpërblejë 100 % banorët e dëmtuar pas shpërthimit të dy fontanave të gazit duke shtuar gjithashtu se do I kërkohet dhe një audit i specializuar ndërkombëtar.

Edi Rama: “Lidhur me atë që ndodhi në Marinzë përgjegjësia është 100 % e kompanisë dhe kompania duhet të dëmshpërblejë 100% të gjithë të dëmtuarit dhe do ta bëjë një orë e më parë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, sepse pavarësisht se si mund ti dukemi ne njërit apo disave që nuk flasin shqip në vendin tonë ne jemi po kaq ndërkomëbtar sa ndërkombëtarët. Jo vetëm meritojmë por do sigurojmë që çdo llloj ndërkombëtari sado i pasur të jetë nëse bën biznes në Shqipëri të mos guxojë të trajtojë asnjë shqiptar si një qënie e dorës së dytë.

Nuk do ndalemi. Nuk diskutohet dëmshpërblimi dhe që kompania të na vërë në dispozicon një orë më parë, e sa më shpejt aq më mirë për kompaninë planin afatmesëm të rehabilitimit të zonës por do të kërkojmë një audit të specializuar ndërkombëtar siç ndodh në të gjitha vendet normale demokratike dhe siç ndodh sa herë që kompatinë e naftës bëjnë çuditë e tyre në vende shumë më të sigurta se vendi ynë”

SHKARKO APP