Rama: Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.

“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pakkush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin.

Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut t’i ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?