Rama braktis Juventusin në Tropojë: Unë jam si ‘Reali’, e jo si ‘Kukësi’

Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama hapi sot fushatën elektorale në Tropojë. Rama tha në fjalën e tij:

“Ju mund të thoni se si “t’ia bëj unë që e kam zemrën tek Saliu dhe Luli?!” Zemrën mbaje, po votën na e jep neve, sepse kur del këtu në shesh dhe merr makinën për në Tiranë, nuk e pyet shoferin nëse je i PS-së apo i PD-së e po të thotë shoferi “jam me PS-në”, ti zbret dhe merr karrocën!

Edhe kur shkon tek mjeku, ti nuk e pyet “a je me PS-në apo me PD-në?” Sikur edhe kur shkon tek mësuesi, nuk e pyet, po kërkon më të mirin. Njesoj është qeveria

Unë e di se çfarë nuk ju ka thënë Saliu për mua, por ama po të matemi me punën, unë e Saliu jemi si “Reali” me “Kukësin”!

“Kukësi” nuk është keq, por nuk është “Reali”…se tani jemi në një fazë të mirë olimpike, se demokratëve u kemi dhënë dorën dhe nuk janë më, absolutisht nuk janë më armiqtë tanë. Kush jua shpëtoi Lulin juve? Unë!

Kush  jua nxori partinë nga çadra dhe kush po ju çon në zgjedhje?! Jua dhamë ne, sepse socialistë dhe demokratë shqiptarë janë të të njëjtit qëllim për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e familjes europiane!

Kur jua them se dua më shumë pushtet,  nuk jua them se e dua për vete, se ndryshe do ta kishit Lulin në çadër akoma me rroba banje, madje ashtu si unë dikur… nga vapa.

Por ne nuk na intereson! Nuk kemi dalë për të marrë më shumë pushtet. Po jua them që të kemi më shumë pushtet për ju, që të mos jeni mish për topat e partive që e kanë copëtuar administratën dhe e kanë ndarë për të marrë më shumë vota, për të mbajtur një dorë më shumë në timon. Kjo është shumë e thjeshtë dhe ndaj sot në këtë beteje unë them se gjithkush ka shumë për të fituar me PS-në dhe gjithkush ka shumë për të humbur nëse PS-ja nuk ka fuqinë për ta çuar Shqipërinë me shumë me tëpër shpejtësi në rrugën e BE-së.”

SHKARKO APP