Rama, debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe, çfarë mbështetje kërkoni? Deklaroni ende punonjës me paga 500 mijë lekë

Gjatë takimit me sipërmarrësit, Kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve i kërkoi qeverisë lehtësira në pagesën e taksës së infrastrukturës.

Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Rama u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.

“Ajo që ndërtuesit duhet ta kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër sesa ata i kanë kthyer mbrapsht. Këto ndërtime që bëhen sot do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne, nga njëra anë, miratojmë projekte të cilësisë së parë në letër dhe, nga ana tjetër, ato që shihen në terren të mos ngjajnë fare me to. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shtëpi dhe të mos marrin hipotekën, sepse ndërtuesi luan me lejen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj, që nga ato katrahurat në Golem e gjetkë, te ndërtimet e tjera. Vjen me një leje për të ndërtuar një godinë spektakolare dhe përfundon duke ndërtuar një kafaz pëllumbash. Ku lejohet kjo? Mos ta vazhdojmë këtë bisedë, që të mos më duhet të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. I shohim, por pastaj mos dilni me gjysmëgjela. Mos na hapni këtë muhabet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa, këmbë këmbës, mua dhe të gjithë ata që varen prej meje. Pastaj keni disa bashki ku mund të bëni çfarë të doni, vazhdoni t’i bëni, por po u kapët, nuk ua ka fajin njeri.

Mbështetje kërkoni ju që ende deklaroni punonjës me pagë minimale, kur e dimë shumë mirë, edhe ti edhe unë, që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Nuk keni faj vetëm ju; na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh, që nuk na lejon t’ju vendosim tavan, dhe ju luani me këtë hapësirë. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Çfarë mbështetje kërkoni ju? Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?