Rama dhe Basha “bashkë” në Berat
Fushata elektorale ka pasur sot në Berat, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Në vijim të turit elektoral, Rama dhe Basha u bënë “bashkë” në Berat por në orare të ndryshme.
Nga ana tjetër kjo situatë nuk i ka shpëtuar Ramës pa e komentuar. Ai është shprehur se PS nuk mendon vetëm për veten e saj, se po të ishte kështu do ta kishte lënë akoma në çadër PD-në.
“Por të mos ishte këmbëngulja jonë, Luli nuk do të ishte sot në Berat. Luli erdhi këtu dhe po sillej si punonjës social me një grup njerëzish. Po të mos bënin marrëveshjen ai ishte duke pritur tek çadra që të binte nata pasi ishte pjekur nën saç. Por ne nuk duam këtë. Ne bëmë një marrëveshje për ti nxjerrë ata nga çadra dhe për ti sjellë në sheshin e betejës”,-tha Rama.