Rama dibranëve: Foton e Saliut e vendosni tek dhoma e pritjes, të Lulit tek dhoma e gjumit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Dibër. Ndër të tjera Rama kishte edhe një mesazh për të djathtët, ku u shpreh se nuk duhet të nxjerrin PD nga zemra, por duhet të votojnë PS, pasi sipas tij vetëm PS mund të bëjë shtet.

Kryeministri tha se foton e Saliut mund ta vendosin tek dhoma e pritjes dhe foton e Lulit duhet ta vendosin tek dhoma e gjumit.

“Ju them të djathtëve se në 25 qershor nuk është momenti për të nxjerrë nga zemra PD, por është momenti për të votuar të bashkuar PS, pasi sot ne kemi të vetmen skuadër që mund të bëjë shtet. Sot ne kemi të vetmin vizon që i duhet shqiptarëve. Prandaj kush është me PD le ta mbajë Saliun dhe Lulin në zemër. Madje po të dojë t’i vendosin edhe fotografinë Saliut në dhomën e pritjes. Fotografinë e Lulit po të më dëgjoni mua tek dhoma e gjumit se aty ju ndjell edhe gjumë të ëmbël Luli, por ama vota nuk vjen nga zemra, por nga mendja”-tha Rama

SHKARKO APP