Rama: Dy gishtat e PD i kemi ne të PS tani, mos e diskutoni më

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga takimi i Finiqit ka kërkuar votën e minoritetit për PS dhe asnjë forcë tjetër. Duke forcuar tonet dhe akuzat ndaj Dules, Rama theksoi se PS tani i ka dy gishtat dhe presin edhe votat e demokratëve.

“Mos na lini njeri në prehër, të na ngecë makina. Se për atë punë janë ata të na thonë ktheu atje se më shpëtoi, mbaje këtu se kam nevojë. Dy gishtat i kemi ne tani, ne të na votojnë dhe demokratët ky thotë hajdeni pas berihajit se unë dua atje, pse ajo karrigia nuk mban njeri tjetër përveç Vangjelit”- tha Rama.

 Ai ka akuzuar Berishën dhe Bashën për deklarata absurde dhe premtimet e fushatës, ai kujtoi se kohen e votimit te Reformes, kur Kuvendi u be “kullote” e gjitha jeshile dhe erdhen nje nga nje e votuan, edhe pse thane kurre.

“Si thoshte Saliu, vrit veten se do vij puna do të vrasim ne. Tani unë veten e kam me vete, asnjë centimetër s’më hoqën. Luli thotë republika e re unë jam kryeministri i ekonomisë më kujtohet kur i thoshte në Tiranë, më votoni mua se çmimin e bukës do e caktojë bashkia dhe e hëngrën shumë njerëz”- tha Rama.

SHKARKO APP