Rama e nis ditën me këto imazhe: Humbasim shumë nëse PS nuk mban timonin e reformave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në ‘Facebook’ imazhe nga Memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, i vendosur në Lezhë. I pari i qeverisë krahason ndryshimin mes pamjeve të 2014-ës dhe 2017-ës.

Nga ana tjetër Rama pohon se pavarësisht se për Lezhën ka shumë gjëra që duhen bërë, nëse nuk votohet PS-së ka shumë gjëra që mbeten në mes pa bërë.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Memoralit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë, më 2014 dhe sot ?
Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Lezhën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste ? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave #PërLezhënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam ?? ??me #Shtet ? #Punë ? #Mirëqenie ?

 

SHKARKO APP