Rama: Energjia, jo pasuri që vidhet, do kthehet në mirëqënie për Shqipërinë
“Nëse Norvagjia është vendi i parë ne Europë për potenciale hidro energjitike, Shqipëria është në vendin e dytë, por nëse Norvegjia sektorin energjitik e ka burimin kryesor te mirëqënies, Shqipëria e ka burmin kryesor të problemit të vet dhe arsyeja se pse ne jemi këtu është për të celur një operacion masiv, një operacion të thellë ,dhe një operacion që synon të kthejë paqen në ketë sektor duke kthyer përfundimisht energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqënie dhe ekonomike dhe përfitrimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, me premisën që kushdo që e përdor e paguan.”
Po ashtu kryeministri Rama tha se ky operacion duhet të përfundojë vetëm atëhere kur gjithçka të jetë vendosur në binaret e ligjit.
“Ta bëjmë operacionin në një proces që të ndalet vetëm atëhere kur gjithcka të jetë vendosur në binaret e ligjshmërisë dhe kur askujt të mos i shkojë në mendje se me vjedhjen e energjise elektrike mund të shpëtojë.”