Rama flet për kanabisin mjekësor, në Vlorë nis puna Task-Forca
Është e çuditshme që pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me kanabisin mjekësor, në terren Policia thotë se ka nisur puna për sekuestrime. Në Vlorë është mbajtur takimi i Task-Forcës antikanabis. Qëllimi i mbledhjes ishte ndarja e detyrave për zbatimin e planit për të goditur fenomenin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
“Paçka situatës së ngarkuar kërkohet të mos ulet vigjilenca dhe të gjithë së bashku me të gjitha kapacitet tona të kërkojmë nga çdo institucion dhe strukturë në këtë Task-Forcë angazhimin maksimal në zbatim të planeve dhe masave të veprimit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit gjatë 2020. Do të kërkoj prej jush dhe institucioneve që përfaqësoni se kjo luftë kërkon kontroll efikas të territorit nëpërmjet angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse. Krijimin e hartave të sipërfaqeve ku janë kultivuar ose potencialisht mund të kultivohen bimë narkotike. Të gjitha zonat me risk të lartë në territorin e qarkut. Angazhimi i të gjitha strukturave përgjegjëse me rol primar në Task-Forcë për koordinimin dhe veprimin në kushtet e një situate ku ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia duhet të adresohet sipas territorit që ju mbuloni” , tha Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.