Rama: Gati të hapë dyert Kolegji i Europës në Tiranë

“Gati të hapë dyert në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit .
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.
Paralelisht, po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.
Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030″, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?