Rama: Gjykatësit s’kanë dënuar asnjë politikan pasi janë të zgjidhurit e tyre

Nga Vau i Dejës, kryeministri Edi Rama tha se dy janë portat që duhet hapur për qytetarët, porta e dtrejtësisë dhe porta e shërbimeve të administratës.

Rama: Shtëpia e shtetit tonë mund të ndërtohet duke hapur dy porta të rëndësishme për njeriun. Portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve të administratës. Të dyja këto porta për fat të keq për vite të tëra kanë qebë të mbyllura për njerëzit e zakonshëm. Gjykata nuk pyet njeri ça je, demokrat, apo socialist, gjykata pyet sa ke, po pate aq sa duhet e merr të drejtën, e blen të drejtën, po nuk pate da blejnë të tjerët. Kjo është vuajtje e njerëzve të zakonshëm, jo vuajtje e politikanëve. Politikanët kanë pasur sukses në Shqipëri që ti ndajnë njerëzit sa andej këtej dhe ti kthejnë në tufa tifozësh që i shkojnë nga prapa. Kanë bashkëjetuar me gjykatësit në një harmoni të plotë. Gjykatësit nuk kanë dënuar kurrë një politikan në Shqipëri sepse nuk kanë si e bëjnë. Gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanëve. Dhe kur zgjidhen tash e 20 ekusur vite zgjidhen për të shkuar për të bërë punët e tyre dhe në rast se do ti paraqitet politikani që  i ka zgjiedhur për ta nxjerrë jot ë pafajshëm, por ta nxjerre mme dekoratë nga gjykata.

SHKARKO APP