Rama “harron” se është Kryeministër, thirrje për një revolucion në administratën e tij

Fushata elektorale e Partisë Socialiste u zhvendos paraditen e sotme në Kamëz.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për të votuar Partinë Socialiste për të marrë e vetme drejtimin e qeverisjes, dhe për të nisur një revolucion në administratën që drejtohet prej tij.

Edi Rama: Unë e di se dhe këtu në Kamëz ka familje që prej muajsh kanë marrë lejet e legazimit por nuk marrin dot një hipotekë. Atëherë po ju them të gjithëve zgjidhni e merrni. Ose të bashkohemi për të bërë një revolucion kuq e zi dhe për ta përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit ose pastaj rrini në mëshirën e zyrave të partive të pushtetit.

Vetëm ju mund ta bëni, vetëm populli mund ta bëjë. Nuk ka parti, kryeministër apo fitues zgjedhjesh që e bën nëse shqiptarët nuk i japin fuqinë për të qeverisur duke e mbajtur drejtë drejtë timonin e reformës së qeverisjes pa qenë i detyruar me marrë të tjerë në prehër që duan të mbajnë një dorë në timon për të zgjidhur thjesht dhe vetëm hallet problemet dhe çështjen e madhe të bazësisë së tyre.

Unë nuk dua tju flas mënjanë. Dua tju them shumë thjesht Shqipëria sot ka nevojë për çdo shqiptar që ka të drejtën të votojë. Fëmijët nuk kanë të drejtë të votojnë por kanë të drejtë të kërkojnë nga cdo prind të votojnë kush është më e mira për ta

SHKARKO APP