Rama hidhet në “sulm” ndaj Mediut: E bëri Vorën film Hollywoodi dhe akoma ju kërkon votën

Teksa zhvilloi një takim elektoral në Vorë, kryeministri Edi Rama, tha se është absurde t’i japësh votat për Fatmir Mediun, shkaktarit të tragjedisë së Gërdecit.

Sipas Ramës ai e ktheu historinë e Vorës në një film hollivudian dhe sërish kërkon votat e tyre.

“Të të hedhin në erë dhe të vijnë pastaj të thonë më jepni votën, kjo është me ta nxi dy herë. Si mund t’i jepni votë Fatmir Mediut? E bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë dhe me hedhje në erë dhe ju t’i jepni votën për ekonomi të fortë.

Ka një ndjenjë të mbetur tek këta njerëz? Një ndjenjë solidariteti për ata që u shkrumbuan nga Fatmiri i parë. Për Fatmir Mediun do vdisni? Larg qoftë por nuk ishte larg se ka pak vite që ka ndodhur”, tha Rama.

SHKARKO APP