Rama ironizon opozitën: Protestat synojnë vetëm foto me zjarr për t’i treguar botës një Shqipëri negative

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e fundit të opozitës gjatë një inspektimi në aksin provizor Librazhd–Prrenjas. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kritikoi ashpër protestat e organizuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si tentativa për të krijuar imazh negativ për vendin.

Rama deklaroi se qeveria nuk do të lejojë që Shqipëria të bëjë hapa pas në një moment që, sipas tij, vendi po përparon në shumë drejtime. Ai i përshkroi protestat e opozitës si “pocaqi protesta” dhe si një “jashtëderdhje njerëzore në bulevard”, duke theksuar se qëllimi i tyre është të prodhojnë pamje dhune dhe zjarri për t’i shpërndarë në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi plot arsye për tu kritikuar, unë vet mendoj se jam socialisti më i pakënaqur dhe pakënaqësia te socialistët është virtyt. Por, përtej gjërave që nuk shkojnë, tërësia e gjërave flet vetë. Ne nuk kemi për ta lejuar të na ndodhë përsëri ajo që u ka ndodh shqiptarëve shumë herë në histori, kur i janë afruar momentit për të marrë kthesën e madhe, janë ngatërruar me këmbët e tyre për shkak të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më të egrit armiq të shqiptarëve, janë shqiptarët. Gjithë ato çfarë bëhet në ato pocaqi protesta, që janë si jashtëderdhje njerëzore në bulevard, bëhet vetëm për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna për tu çuar nëpër botë. Për të thënë kjo është Shqipëria, mësoi shkoni në Shqipëri, mos bëni tur, mos investoni, mos besoni tek Shqipëria, se është e zhytur në korrupsion”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?