Rama: Ja kush humbet nëse nuk na jepni 71 mandate

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Sarandës në kuadër të fushatës elektorale. Rama në fjalën e tij përsëriti refrenin e kësaj fushate të PS, ku kërkon votën e demokratëve dhe socialistëve, për një Shqipëri më të mirë sipas Ramës.

Rama ka thënë përpara sarandiotëve se nëse PS nuk arrin të marrë 71 mandate, sipas tij humbasin punëtorët e thjeshtë, humbasin mësuesit, humbasin punonjësit e Policisë, humbasin shumë shtresa të tjera dhe vetë flamuri shqiptar.

“Ne nuk kemi dalë për të treguar përralla dhe as për të gënjyer kë të mundemi. Do të humbasim shumë nëse nuk na jepni 71 mandate. Humbasin mësuesit, humbasin punonjësit e Policisë, humbasin të gjitha shtresat”, ka thënë Edi Rama.

SHKARKO APP