Rama jep një lajm të bukur por e ironizojnë: Mos harro…
Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama nuk e ka nisur me promovimin e punëve të Rilindjes por me një lajm që bën krenar shqiptarët. Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook lajmin e bukur për filmin shqiptar që është zgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, 11-18 gusht 2017, një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë.
Por komentuesit e kanë hallin diku tjetër. Disa i kujtojnë se vendi po digjet dhe njerëzit nuk lahen dot në plazhe nga frika se nuk ndihen të sigurt por ka edhje nga ata që e ironizojnë për Metën pasi sot ka betimin si President. “Mos harro të urosh Metën për detyrën e re”,- e kujton një komentues.