Rama: Jetesa në Shqipëri e njëjtë si në Itali

Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të mëdha për të investuar. Sipas kryeministrit jetesa në Shqipëri është e njëjtë me atë në Itali, por me ndryshimin se sipas tij në Shqipëri taksat janë më të ulëta.

Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta. Por nëse do flisja për taksat këtu nuk do më mbështeste ministri. Vendi ynë ka shumë potenciale dhe mundësi për të investimet. Shqipëria është një vend që por rritet nga ana ekonomike. Vendi ka shumë potenciale, në energji, naftë, minerale, bujqësi, por edhe sektorin agro-ushqimor. Ju ftoj të investoni edhe në turizëm. Kemi përgatitur edhe një legjislacion shumë tërheqës për turizmin. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane në kuadër të forumit të biznesit Itali-Shqipëri. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël” – tha kryeministri.

SHKARKO APP