Rama ka gati alibinë: Reshjet përmbytin edhe Parisin, ja çfarë progresi është bërë në Vlorë

Këtë të martë Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës ku ishte nën shoqërinë e kryebashkiakut Dritan Leli dhe ministres Belinda Balluku ku panë nga afër situatën e përmbytjeve të shkaktuar nga shiu ditët e fundi.

Rama theksoi nga Vlora se pas përmbylljes së ciklit të kanalizimeve në këtë qytet s’do ketë më përmbytje të përkohshme, ku përjashtoi rastet kur ka reshje intensive pasi në atë gjendje edhe Paris mund të përmbytet.

Ndër të tjera Rama shtoi se reshjet ishin një test për parë se çfarë progresi është bërë mbrojtjen e territorit nga përmbytjet e ujit.

“Kjo çështja e përmbytjeve të përkohshme është e lidhur me faktin që akoma s’është mbyllur i gjithë cikli i kanalizimeve që do të garantojë që s’do ketë përmbytje në rast se s’do ketë reshje intensive. Sepse reshja shumë intensive përmbyt edhe Parisin. Ajo që desha të theksoj sot këtu për vlonjatët dhe ata që Vlorën e shohin si shkak ku mezi presin për të nxjerrë gjuhën, është që Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këto ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor”- tha Rama.

SHKARKO APP