Rama: Kardiologjia shpëtoi mijëra jetë gjatë vitit të kaluar, ndërhyrje jetike në zemër
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook ku vlerëson punën e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë, duke theksuar se gjatë vitit të kaluar janë shpëtuar mijëra jetë falë ndërhyrjeve të specializuara dhe trajtimeve në kohë.
Sipas shifrave të publikuara në postim, në Kardiologji janë realizuar ndërhyrje të shumta jetike, përfshirë vendosje aparaturash kardiake dhe procedura emergjente në momentet më kritike për pacientët.
Ndërhyrjet kryesore të realizuara gjatë vitit të kaluar:
599 vendosje aparaturash në zemër, përfshirë pacemaker, CRT-D, CRT-P dhe defibrilatorë intrakardiakë të implantueshëm
143 angioplastika të planifikuara me vendosje stenti
2,941 procedura PCI dhe koronarografi, ku:
1,366 kanë qenë urgjenca të ardhura nga Reanimacioni, duke përbërë gati gjysmën e ndërhyrjeve në rastet më kritike për jetën
Në postimin e tij, Rama shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë personelin shëndetësor që punon çdo ditë në vijën e parë të kujdesit ndaj pacientëve.
“Mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe profesionist shëndetësor që qëndron çdo ditë në vijën e parë të kujdesit”, shkruan Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

