Rama: “Kavaja ka edhe atë atraksionin tjetër. Ku janë…?” (VIDEO)

Për t’u treguar sipërmarrësve turistikë të Kavajës se sa ka ndryshuar ky qytet me Rilindjen Urbane, Edi Rama gjatë mëngjesit me ta, përdori batuta që s’i mungojnë.

Mirëpo batuta e kësaj radhe jo vetëm nuk i bëri për të qershur të pranishmit, por e vuri edhe vetë në siklet kryetarin e qeverisë, që mesa duket e kuptoi vetëm nga fytyrat e sipërmarrësve se çfarë kishte thënë.

“Më thoni ju mu’ kush nisej, kur ndodhte ndonjëherë që të nisej ndonjoni nga Tirana, të shkonte në Kavajë, për darkë ose për drekë. Ku bënte vaki kjo. Ishte një Fiore këtu. Dhe shkonin te Fiore e ktheheshin se matanë Fiores ishte shpellë, nuk hyhej këtu. Tashi… po dhe kinezët kanë ardh’, po patjetër. Pastaj plus që Kavaja është bërë shumë e famshme edhe nga shumë pikëpamje. Kështu që vijnë të gjithë për ta parë tani. Ku është? Ku është? Kështu që Kavaja ka edhe atë atraksionin tjetër. Që ku janë, me një fjalë…”tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154837450781523/

SHKARKO APP