Rama: Kemi gjetur kënëgtar tek agjencia e burimeve natyrore. Këngëtari: Më le pa dashnore
Në 100 ditët e para Kryeministri Edi Rama tha se do te behen pastrime ne administrate, pasi jane gjetur punonjës që nuk i përkasin vendeve të punës ku ata punojnë. Një shembull konkret të cilin kryeministri e dha përpara të pranishmëve në Asamble, ishte se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ku është gjetur një këngëtar. “Mos qesh. Kemi gjetur këngëtar në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, tha Rama.
Por cili është ky këngëtarë? Ai është Klajdi Musabelliu, i cili prej një kohe të gjatë është marrë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Klajdi ishte i ftuar mbrëmë në Oktapodin e Turjan Hyskës në Vizion Plus, teksa tha që këtë muaj do të pushohet nga puna. Sipas tij ai është i kënaqur nga bashkëpunimi që ka pasur me LSI-në, dhe se do vazhdojë ta mbështesë atë, deri në momentin që do të merret me parti politike. Në momentin që do vendosë të largohet, nuk do i japë votën asnjë partie tjetër.
Ai foli gjithashtu edhe për raportin e tij me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. “Nga bshkëpunimi me Kryemadhin kam ngeur i kënaqur, sepse skemi pasur debate. Unë nuk kam bërë lekë më partinë. LSI s’do të jetë njësoj pa metën, sepse ai ishte që e krijoi atë, por edhe Monika Kryemadhi, është Angela Merkel e Shqipërisë.
Pyetjës së Turit që cfare do të bëj tani që do largohet nga puna ai përgjigjet: Do filloj të laj rroba, do të vë perde”. Klajdi Musabelliu thotë se nuk ka një të dashur, dhe për këtë fajson Kryeministrin Rama që e hoqi nga puna. “S’kam të dashur se më hoqën nga puna, më cfarë ta mbaj unë atë? Këngëtari merrte në muaj 400 mijë lekë në punën që kishte në administrate.
Shpërthen këngëtari ndaj Ramës: S’jam lëpirës i mendereve tek bandat, droga