Rama: Kemi identifikuar rrugë të reja të rritjes ekonomike

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një konferencë të organizuar nga Ministria e Ekonomisë për zhvillimin ekonomik, deklaroi se së bashku me ekspertë të BE-së, qeveria po identifikon rrugë të reja të rritjes ekonomike.

“Anëtarët e skuadrës sonë për zhvillim ekonomik janë ekspertë të BE-së. Kemi identifikuar rrugë të reja të rritjes ekonomike, që të kalojmë nga një model që sjell zhvillim të paqendrueshëm ekonomik dhe me kosto të lartë, në një model që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim real, me kosto më të ulët”, tha Rama.

"Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave nuk do të lejojmë që kriza energjetike të na cënojë", shtoi Rama.

SHKARKO APP