Rama ‘kërcënon’ qytetarët: Nëse nuk votoni….

Për kryeministrin Edi Rama, ata që nuk votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, “nuk janë as të pafajshëm dhe as të drejtë për të kërkuar më shumë”.

S’është njësoj si të votosh si të mos votosh. Kush voton bën detyrën patriotike të anëtarit apo anëtares të gjykatës së popullit, pjesë e trupës së 1 milion e gjysmë gjyatësve që vendos kë do marrë Shqipëria në punë për ta drejtuar dhe për ta bërë më fortë, për ta bërë shtet, me punë e mirëqenie në 25 qershor”, tha Rama pasditen e sotme gjatë një takimi elektoral të PS në Lushnje.

“Ata që nuk votojnë nuk janë as të pafajshëm dhe as të drejtë për të kërkuar më shumë. Sepse ka një shprehje shumë që bukur që thotë?: Të mos votosh do të thotë t’ia bësh më të lehtë punën krahut të gabuar. Dhe demokracia nuk kërcënohet nga ata që janë të këqij, por nga ata që rrinë indiferentë”, shtoi kreu i PS-së.

SHKARKO APP