Rama: Këtë vit e mbyllim privatizimin e Albpetrolit

Kryeministri Edi Rama garantoi se viti 2015 do të jetë viti kur od të mbyllet procesi i privatizimit të shoqërisë Albpetrol. Kreu i qeverisë e bëri deklaratën në konferencën e sotme me temën “Albania Oils& Energy 2015’ ku ishin të ftuar investitorë të huaj. Rama garantoi gjithashtu se procesi për privatizim do të jetë transparent ndaj fto në garë gjithë të interesuarit.

“Ky do jetë viti i përfundimit të një procesi të stërgjatur privatizimi të shoqërisë Albpetrol për të cilën po përgatiten procedurat e dokumentave, por ky privatizim do jetë rezultat i një ndryshimi radikal në qasjen e kësaj shoqërie, shteti do të marrë të gjitha të drejtat që gëzon Albpetrol si një inerci shumë e largët dhe ndërkohë Albeptrol do të ndahet nga blloqet e mira të naftës që do të vihen në dispozicion të investitorëve”. “Por padyshim që sidoqoftë mbetet një aset i vlefshëm dhe ne do sigurojmë që gjithë aktorët që tregojnë interes se do kenë një proces transparent dhe një garë ku do jenë të ftuar të gjithë të interesuarit”. Rama e cilësoi Albpetrol si një hibrid që nuk mund t’i rezistojmë dot më kohës.

“Për ne qysh ditën e parë ka qenë e qartë se Albetrol është i një kohe të shkuar dhe një lloj hibridi që nuk i reziston dot kohës që vjen”, tha Rama.

SHKARKO APP