Rama: Ky është kapitulli i ri ku opozita dhe qeveria mos të mallkojnë më në gjuhë të huaj
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 08:08
“Rritja ekonomike në 3.5 për qind nuk është pak, por nuk mjafton. Nëse nuk do na jepni mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e vendit, ne do e rrisim ekonominë në 5 %. Duhet të hapim edhe një portë tjetër, portën e një administrate që të jetë për njerëzit dhe jo për partitë e pushtetit. Është e pamohueshme që sot nuk kemi një garë mes partive, por kemi një garë për të ardhmen. Sot në këtë betejë unë nuk ju kërkoj më shumë pushtet për veten. Po të donim më shumë pushtet për veten e kishim gati. Mjaftonte që ta linim Lulin në çadër bashkë me udhëheqjen, dhe ne të prisnim 25 qershorin për të fituar njëqind e ca deputet. Ne quhemi PS. Për ne nuk vjen e para partia, por Shqipëria. Ky është një kapitull i ri, ku të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje, ku së bashku qeveria dhe opozita të mos e shajnë e mallkojnë më këtë vend në gjuhë të huaj. Ne duam votën, nuk duam që të vini të bëheni anëtar të PS, nuk duam që të ndryshoni parti.”, tha Rama.
vijon…
vijon…