Rama: Luli është artist dhe zhongler përpara kamerave

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në Reç të Malësisë të Madhe për të vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi votën e qytetareve për Partisë Socialiste që të kjo e fundit të forocojë shtetin. Sipas Ramës  përmes fuqizimit të shtetit, do fuqizohet roli i vendit në rajon dhe do të rritet dinjiteti i shqiptarëve në rajon dhe Ballkan.

“I keni dëgjuar partitë e tjera që thonë se do ulin taksat në maksimum dhe do shpenzimet do rritet shumë.  Fëmijët do ua ushqejë Luli nga çerdhja deri në gjimnaz. Kur të mbarojnë gjimnazin do vinë në shtëpi dhe do ju thonë fëmijët se a ka ndonjë gjë për të ngrënë. A ka ndonjë person që e beson këtë gjë.

Luli është artist, zhongler përpara kamerave. Fikeni kamerën, duhet me e pa në sy fort që të mos e zërë gjumi. Është në botën e vet. Ta bën të zezën të bardhë, të bardhën të zezë. Thotë se do e çojë pensionin 250 mijë lekë. Sudja do ishte bërë flakë, duke dëgjuar një gjë të tillë, do të thotë që ta çosh borxhin 100% . Nuk ia vlen të merresh me premtimet e Lulit. Janë si ato premtimet që do rrezonte qeverinë, do më largonte mua, e ku ta di unë. Kur u takuam,nuk më linte që të ikja. Pas 3 javësh thotë se është Kryeministri i ekonomisë”, tha Rama.

Më tej, Rama ka folur edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se porta e drejtësisë ka nisur që të hapet.

“Sikur të vinte Luli me çetën e Republikës së Re, do e shikonin policin duke ngrënë fara kungulli.  Portën e drejtësisë kemi filluar të hapet dhe kjo lidhet vetëm me Partinë Socialiste. Po të ishte për të tjerët, nuk do hapej kurrë. Aq shumë nuk e kanë dash, sa vetëm mos më bëni që të flas. Ishte këmbëngulja jonë, mbështetja popullore dhe ajo ndërkombëtare.  Gjyqtarët si skutha, depozituan kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vettingun, me pretendimin se po iu shkelën të drejtat që të kontrollohen nëse kanë apo jo lidhje me krimin. Këta janë më keq se banda kriminale”, vijoi Rama.

SHKARKO APP