Rama mbledh drejtuesit socialistë, ja pse

Rreth 90 minuta kryeministri Edi Rama ka diskutuar me kryeparlamentarin Peleshi, kreun e grupit socialist Taulant Balla dhe drejtuesit e majtë të komisioneve të përhershme. Mësohet se në këtë takim me dyer të mbyllur në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, janë ndarë fushat dhe përgjegjësitë e komisioneve të reja.

Vëmendje e veçantë shkoi për mënyrën si do të funksionojë komisioni i ri i Fatmir Xhafajt, i cili pritet të jetë nismëtar i pr/ligjeve të ndryshme, si urë lidhëse mes institucioneve dhe “kontrollor” i Parlamentit.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut që drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku pritet të rrëmbejë detyra të Ligjeve dhe jo vetëm. Ndërsa puna e parë e komisioneve parlamentare pritet të nisë me raportimin e institucioneve të pavarura që mbetën “peng” e zgjedhjeve parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyrat dhe funksionimi i Parlamentit u ndanë në Vilën qeveritare, një proces që duhej kryer nga vetë aktorët e legjislativit, përfshirë edhe pakicën. “Zbardhjen” e rezultateve të këtij takimi opozitarët do të mësojnë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të Hënën. Pas diskutimeve për kalendarin do të miratohet edhe në seancë plenare rreth mesditës të së njëjtës ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk ka një datë se kur PS do të aktivizojë komisionet e posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale, pavarësisht se për këtë të fundit Edi Rama i ka idetë e qartë, të tkurrë numrin e bashkive në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?