Rama mbledh kabinetin e ri, pas ndryshimeve në qeveri
Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.
Ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun
KOHA JONË SONDAZH

