Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, detaje nga takimi

Kjo fundjavë do të jetë e ngarkuar për kryeministrin Edi Rama. Mësohet se kreu i qeverisë do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në qytetin bregdetar të Durrësit. Takimi është parashikuar të zhvillohet rreth orës 12:00.

Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimeve në këtë takim. Kujtojmë se pushteti vendor gjatë ditëve të fundit është përballur me një situatë të vështirë, për shkak të përmbytjeve. Në shumë zona të vendit ka nisur përllogaritja e dëmeve, pas premtimeve të qeverisë për kompensim.

Në verën e vitit të kaluar u bënë një sërë lëvizjesh në drejtoritë vendore të bashkive të ndryshme të vendit, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se drejtorët asokohe nuk kishin performuar siç duhej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?