Rama me Lulashin e kanë kopsitur!

Nga Arben Duka

 O shokë mos rrini,

me mëndje të ngritur,

Rama me Lulashin,

e kanë kopsitur!

Këta dy-tri muaj,

është tamam në ngjizje,

ajo që do jetë,

bashkëqeverisje!

Rama do ta ketë,

qeverinë e vendit,

Lulashi do jetë,

i pari i Kuvendit!

PD me PS-në,

do jetë barabar,

do mbajë ministritë,

që tani ka marrë!

Këto që tash quhen,

si poste teknike,

do bëhen natyrshëm,

poste politike!

Njëqind e ca vende,

Dyshja do të ketë,

me kapak do mbyllen,

të gjitha haletë!

Me çelik special,

kapaqet e rënda,

po gjithë fekalet,

do të mbeten brënda!

Meqë një fitore,

do të quhen zgjedhjet,

do harrohen fare,

vrasjet edhe vjedhjet!

S’do kujtohen më,

droga edhe krimi,

gjithë historia,

fillon nga fillimi!

Po gjithë shqiptarët,

duhet që ta dinë,

se kjo sakrificë,

është për Shqipërinë!

Tani nga gëzimi,

mund të hidhni valle,

se po afron koha,

e rrjepjes së madhe!

 

Marrë nga gazeta “Dita”

SHKARKO APP