Rama me të rinjtë në Sarandë: Do fitojmë për t’i nxjerrë nga administrata e shtetit të gjithë ata që…
“Do vazhdojmë të ecim para edhe me më shumë fuqi, energji, kokëfortësi për t’ia dalë ta ulim Shqipërinë në tryezën e negociatave për ta anëtarësuar në BE dhe ta ngulim flamurin kuq e zi në oborrin e shtëpisë së familjes së BE apo do ndahemi si tifozë me flamujt e lloj-lloj partive? Vajza dhe djem duhet të kujtohen që në 25 qershor do votojnë jo si të majtë e si të djathtë por si stërnipërit e Ismail Qemalit për t’i dhënë Shqipërisë një votë të bashkuar kuq e zi dhe për t’i dhënë PS-së gjithë fuqinë për të mbajtur timonin e qeverisjes dhe reformave pa pasur të tjerë në prehër dhe për ta shtuar shpejtësinë e zhvillimit me të njëjtin pasion”, theksoi Rama.
Ai ka kërkuar besimin e të rinjve duke bërë edhe një paralajmërim për administratën e shtetit.
“Të luftojmë dhe të fitojmë për t’i nxjerrë nga zyrat e administratës së shtetit të gjithë ata që kanë zënë vendin e njerëzve të zgjuar, profesionistë me votat e partive që e marrin pushtetin për të rrëmbyer”, theksoi kryeministri.