Rama, Meta, Tahiri e Frroku, kush i mori në pyetje?

Krerët më të lartë të mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari, Ilir Meta, ishin dje njëri pas tjetrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar rreth çështjes “Doshi”. Kryeministri Rama është pyetur nga kreu i Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, zv/prokurori Blerim Tominaj dhe oficeri i policisë gjyqësore, Joni Keta. Marrja në pyetje e Ramës është bërë në zyrën e Blerim Tominaj. Kryeparlamentari Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët: Adnan Xholi, Blerim Tominaj, Perpaim Kulluri dhe oficeri i policisë gjyqësore, Jani Keta.  Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga prokurori Përparim Kulluri, i cili po e heton çështjen “Doshi”, si dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ermir Brahaj. Deputeti Mark Frroku është pyetur nga prokurorja Manjola Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ilirian Balla. I pari që shkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ishte krye-parlamentari Ilir Meta, i cili është edhe i akuzuari kryesor nga deputeti socialist Tom Doshi. 

SHKARKO APP