Rama: Mjekët specialistë që punojnë në spitalet jashtë Tirane, pagesë si jashtë shtetit
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama tha se është bërë shumë për shëndetësinë, por kjo nuk mjafton dhe duhet të bëhet ende më shumë.
“Është bërë shumë krahasuar me ku ishim, por nuk mjafton me atë se ky synojmë të shkojmë. Është bërë shumë në çdo aspekt duke nisur nga shërbimi spitalor dhe duke shkuar tek reforma e urgjencës, e cila do sjellë një ndryshim rrënjësor për flotën e ambulancave. Shumë shpejt do rinovohet spitali i Traumës. Por gjithsesi janë ndryshime që nuk mjaftojnë dhe unë jam i bindur se në çdo spital të Shqipërisë të arrijmë një standard shërbimi të kënaqshëm”- tha Rama.