Rama ndan pamjet: Diagnostikimi prenatal i anomalive kardiake, një arritje madhore e mjekësisë moderne

Kryeministri i Edi Rama ka vlerësuar përparimet e rëndësishme të mjekësisë moderne në diagnostikimin e hershëm të anomalive kardiake tek të porsalindurit, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Sipas Ramës, falë avancimit të diagnostikës prenatale, veçanërisht përmes ekokardiografisë fetale, sot është e mundur që anomalitë e zemrës të identifikohen që gjatë jetës intrauterine. Kjo u jep mjekëve dhe prindërve kohën e nevojshme për të planifikuar trajtimin menjëherë pas lindjes, duke rritur ndjeshëm shanset për sukses.

Postimi i plotë

Diagnostikimi i anomalive kardiake tek të porsalindurit që në jetën intrauterine është sot një nga arritjet më të rëndësishme të mjekësisë moderne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë avancimit të diagnostikës prenatale, veçanërisht përmes ekokardiografisë fetale, anomalitë e zemrës mund të identifikohen herët, duke u dhënë mjekëve dhe prindërve kohën e nevojshme për planifikimin e trajtimit që në momentin e lindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot kemi rezultate shumë më të mira në këtë drejtim, falë aftësisë së profesionistëve tanë shëndetësorë dhe pajisjeve mjekësore gjithnjë e më cilësore, që garantojnë diagnozë më të saktë, ndërhyrje në kohë dhe më shumë siguri për jetën e çdo fëmije.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?